Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri që përfshiu ditën e sotme një pallat në Pogradec.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se është lënduar një punonjës i shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët, i cili është transportuar për në spital. Gjithashtu, në spital ka përfunduar dhe një banor, i cili ka pasur gjendje ankthi.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat 5-katësh, pranë Kishës, ku siç shihej në pamjet e para që solli “BalkanWeb”, zona ishte përfshirë nga shtëllungat e tymit dhe flakët.
Ka dyshime se ka qenë një bombol gazi ajo që ka shkaktuar flakët. Aktualisht zjarrfikësja ne vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.