Ditën e djeshme, kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar ligjin për ‘Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare’, ku shqiptarët e Malit të Zi, më në fund mund të shpalosin pa frikë, simbolet e tyre kombëtare.
Duke përshëndetur miratimin e ligjit, presidenti Meta ka mbështetur të drejtat e pakicave, të cilat do të sjellin dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.
Sipas tij, ky ligj priste miratimin që prej vitit 2017, duke u garantuar komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.
Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare, për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.
Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.
Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.
Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi, që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.