FOTO+VIDEO/Çfarë ka mbetur pas zjarrit që përfshiu pallatin në Pogradec

Diel, 29 December 2019 14:49

Një ditë pas pas zjarrit masiv që përfshiu pallatin 5-katësh në Pogradec, ajo se çfarë ka mbetur është hiri dhe trarë të djegur që lëshojnë ende tym.

Situata është e rëndë, ndërsa banorët janë të shokuar nga ajo se çfarë iu ka ndodhur. Më e rëndë bëhet situata edhe pasi tashmë ata kanë humbur pasurinë e një jete të tërë që kanë punuar.

Të dëmtuarit e kanë të pamundur të flasin ndërsa të afërmit e tyre japin detaje se cfarë ka ndodhur qysh në fillim të rënies së flakëve.

 

 

Pavarësisht punës të bërë nga ekipi i zjarrfikësve, ata thonë se mungonte organizimi, ndërsa mjetet kishin probleme teknike.

Komandanti i MZSH Pogradec Armand Gora shprehet se është punuar me kapacitete të plota, pavarësisht se nga 3 mjete vetëm njerin kanë të ri, ndërsa dy të tjerët janë të vjetër.

Në vendngjarje tashmë kanë mbrritur edhe ekipet e emergjencave civile të cilët po bëjnë vlerësimin e dëmeve. Avni Myrte tregon se dëmet janë të mëdha, ndërsa janë dëmtuar banesat e 6 familjeve, që shkon në total 6 apartamente dhe 6 papafingo. Myrte thotë se sipas ligjit në këto raste bëhet zhdëmtim në masën 50%.

Një çift të moshuarish janë akomoduar në hotel, ndërsa familjet e tjera kanë preferuar të shkojnë tek të afërmit edhe pse Bashkia iu ka ofruar strehim. Ndërsa pritet të vijnë edhe ekspertë të tjerë nga Këshilli i Qarkut, bashkia Pogradec pritet që në Këshill të miratojë edhe masën e shpërblimit për familjet. Ndërsa edhe njeherë del në pah problematika e sigurimit të banesave pasi edhe këto banesa si shumë të tjera nuk janë të siguruara, akoma më tej ishin edhe shtesa të palegalizuara që janë ndërtuar në vitet 2000-2003.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...