Sa të burgosur përfitojnë nga amnistia e fundvitit në Shqipëri

Diel, 29 December 2019 18:21

Ndonëse nuk ka një ende një shifër përfundimtare të përfituesve nga amnistia e fundvitit, është e sigurt që numri i tyre do të jetë shumë më i vogël se i atyre që nuk do t’i lënë qelitë.

Kjo për shkak të panoramës aktuale që ofrojnë burgjet në vend dhe llojit të dënimeve që kryhen në to.

Referuar statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve gjatë muajit nëntor në burgjet dhe paraburgimet e vendit numëroheshin 5200 persona në total, nga të cilët 89 gra dhe 28 të mitur.

“Mëkati” më i ndeshur mes tyre është përfshirja në çështjet e drogës, për të cilën vuajnë dënim 825 vetë, ndërsa 743 të tjerë qëndrojnë në paraburgim. Në rang zbritës për nga numri i të izoluarve, kjo vepër ndiqet nga “vjedhjet” dhe të akuzuarit për “vrasje”.
Për shkak të masivitetit, zë i veçantë në statistikat e burgjeve i është dhënë edhe “mashtrimit”, për të cilin qëndrojnë në qeli 132 persona. Sipas të dhënave, numri më i madh i liri-humburve i përket grupmoshës 30-40 vjeç, ndërsa vuajnë burgun edhe 9 të moshuar mbi 80 vjeç.

Me gjithë ndryshimet dinamike të totalit për shkak të lirimeve, apo arrestimeve, pesha e shifrave rëndon më shumë nëse llogaritet edhe kostoja financiare në buxhetin e shtetit për çdo të burgosur e paraburgosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...