Pritshmëritë ndaj SPAK-ut janë të mëdha, por rezultatet nuk do të jenë të afërta.
Në një intervistë për A2, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, sjell në vëmendje se do të paktën 6 muaj kohë të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, bërthama e Prokurorisë së Posaçme që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin te zyrtarët e lartë.
“SPAK është shndërruar në një simbol të pritshmërisë, të shpresës së shoqërisë tonë për një fillim të ri. Në këto kushte, unë mendoj se SPAK është mundësia jonë për një fillim të ri. Nuk desha që pesha e përgjegjësisë, që më të drejtë rëndon mbi ta, të peshojë aq shumë sa të thyejë këtë krijesë të re që në ditët e para.
Nuk ka dyshim që SPAK do të kërkojë kohën e vetë për të dhënë rezultatet, prej faktorëve dhe kushteve që qëndrojnë në themel të një organizate të suksesshme janë tashmë në eficencë, por ka ende të tjera që janë në proces.
Procesi për BKH do të marrë 6 muaj, ndoshta edhe më shumë. Por SPAK është atje dhe rezultatet nuk do të vonojnë, pavarësisht se do të duan kohën e tyre. Vështirësitë duhet t’i trajtojmë po me atë frymë që e lamë pas. Sukseset e 2019-s do të jenë një gur themeli për ato të 2020. Jam i bindur për këtë”, tha Ibrahimi për A2.