Plagoset në zyrë kryebashkiaku i Lushnjes

Tuesday, 31 December 2019 09:33

Plagoset në zyrën e tij kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa Tushe ndodhej në zyrë kur ka ndodhur një shpërthim.

Dyshimet e para janë se ai është plagosur nga një kapsoll, ndërsa nuk dihet mekanizmi i shpërthimit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, aty ku veç Tushes është plagosur edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Dyshimet janë se autor i plagosjes është shtetasi Gëzim Saraci, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Login to post comments