Lidhur me gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu, të dy të plagosur si pasojë e sulmit me granatë në në Bashki ditën e sotme, ka folur për mediat zv.drejtori i Traumës Vilson Ruçi
Ruçi tha se Tushe ka vetëm një plagë në gjoks pasi i kishte rënë një cifël nga predha, ndërsa përcolli edhe një mesazh në emër të kryebashkiakut. “Ka vetëm një plagë në gjoks, një cifël që i është hequr nga kirurgët në Lushnje, ne nuk gjetëm dëmtime të tjera për jëtën. Është i kthjellët, ju përshëndet për interesimin dhe ju uron një ditë të mbarë”, tha zv.drejtori.
Sa i takon Erisa Qalliut, kjo e fundit ka dëmtime më serioze dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje por edhe ajo, siç tha zv.drejtori është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë që granata është vendosur poshtë derës së kryetarit, dhe në momentin që Fatos Tushe ka hapur derën e zyrës ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që plagosi kryebashkiakun dhe sekretaren e tij.