Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka përplasur një të mitur 10 vjeçar.
Fatmirësisht i mituri E.S, banues në Arapaj, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë, ndërsa drejtuesi i mjetit M.A, 22 vjeç, u arrestua në flagrancë nga policia. Gjithashtu policia e Durrësit arrestoi edhe shtetasin N.K.,46 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Ky shtetas në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës-Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip Benz, është përplasur me mjetin e parkuar tip Benz ku ka patur vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.