Plas keq sherri në familjen shqiptare natën e Vitit të Ri, 5 ambulanca në vendgjarje (Detajet)

Premte, 03 Janar 2020 11:36

Një sherr masiv ka plas brenda një familje shqiptare në Itali mbrëmjen e 31 dhjetorit, duke lënë “nam”.

Sipas mediave italiane, gjashtë anëtarët e familjes janë grindur me njëri-tjetrin, sherri ka degraduar deri në dhunë fizike duke përfunduar më pas në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Piazza della Repubblica dhe 5 ambulanca, karabinierët dhe policët e bashkisë kanë ndërhyrë për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë për festimet e planifikuara nga bashkia.

Sherri nisi vetëm gjysmë ore para ndërrimit të viteve dhe sipas hetimeve paraprake, sherri që ndodhi kishte motiv një zënkë familjare.

Gjashtë personat e përfshirë në përleshje janë të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë një grua shtatzënë.

Ishin disa kalimtarë të rastit që të alarmuar për atë që po shihnin lajmëruan forcat e sigurisë në Piazza della Repubblica.

Login to post comments