Një aksident i frikshëm ka ndodhur edhe sot pranë zonës së njohur si Ura e Tabakëve në Tiranë.
Një automjet ka dalë nga rruga pasi ishte duke lëvizur me shpejtësi dhe për pak sa nuk është përplasur me 2 kalimtarë, por fatmirësisht është përplasur me një pemë.
Nëse nuk do kishte qenë pema, makina mund ti kishte përplasur kalimtarët dhe të përfundonte në Lumin Lanë, shkruan faqja që ka publikuar edhe foton në rrjetet sociale, harta digitale e aksidenteve.
Burime për “Panorama” në Policinë e Shtetit bënë të ditur se makina që është përplasur ishte me kamio automatike. Në atë moment makina ishte e ndaluar, shoferi kishte zbritur dhe e kishte harruar te D. Kjo ka bërë që mjeti të shkojë pa shofer deri te pema.
Vetem dy dite me pare, nje aksident i rëndë solli vdekjen e dy personave që po prisnin në trotuar tek vijat e bardha, pas perplasjes se dy makinave, si pasoje e shpejtësisë se larte.