Dy shpërthime kanë tronditur gjatë natës qytetin e Shkodrës. Shpërthimi i parë ka ndodhur në banesën e oficerit të Policisë Prel Milani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës. Si pasojë e shpërthimit me tritol ka pasur disa dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Prel Milani është me detyrë shef i postës policore në Theth te Dukagjinit.
Por një tjetër shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja e dytë ndodhi në fshatin Grudë e re ne banesën e shtetasit Kolë Bungaja.
Lënda plasëse e cila dyshohet të jetë tritol, ishte vendosur në portën hyrëse të banesës.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale. Banoret kanë qenë në shtëpi në kohën kur ka shpërthyer tritoli.