Një banesë është grabitur gjatë natës në Memaliaj. Mësohet se persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani.
Ata e kanë dhunuar të moshuarin, i kanë marrë 12 milionë lekë dhe janë larguar. Sakaq, bëhet me dije se 80-vjeçari jetonte vetëm dhe është transportuar nga fqinjët për në spital.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.