Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një urban të linjës Kamëz- Vallias pranë kryqëzimit të ‘Lleshajve’ në rrugën ‘NATO’ duke përfunduar më pas në kanal.
Gazetari Kelmend Daci raporton se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar dhe pse automjeti i cili përfundoi në kanal ka rrezikuar shumë.