Përveç pagave të majme që kanë infermierët në Gjermani, atje edhe bujqit paguhen shumë, madje 150 euro në ditë. Për këtë profesion e disa të tjera, ky shtet ua hap dyert personave nga Kosova e vende të tjera të Ballkanit, që nga 7 janari.
Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke u kërkuar punëtorë për korrjen e asparagut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë.
Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Në Gjermani, vjelja e asparagut mund t’ju sjellë deri në 150 euro në ditë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për punë. Punëdhënësit gjermanë po japin një minimum prej 8.60 euro në orë, që është pak më shumë se vitin e kaluar.
Korrja e asparagut për punëtorët gjermanë është një punë me pagë të dobët, sepse punëtorit i janë mohuar paratë nga ushqimi dhe banesa./ Telegrafi