Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA mbetën të habitur kur kontrolluan një valixhe.
Një qen detektor i çoi ata të zbulojnë disa produkte të ndaluara.
Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.
Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.
Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.
Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.