Në Manez, pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që jetojnë në kontenierë dhe çadra në këto ditë të ftohta janari. Përveç kontenierëve dhe çadrava, banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë tjetër nga shteti.
Një pjesë e madhe e familjeve te mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit në Manëz, si strehë të vetme kanë kontenierët në këto ditë të ftohta janari, konstatoi një grup xhirimi i ABCnews. Disa të moshuar shprehen se jetesa në kontenierë është tejet e vështirë dhe gjithçka po e përballojnë vetë me lekët e pensionit.
Ka nga ata që thonë se në kontenierë është më mire seç jetonin në çadra dhe rrinë me shpresën se një ditë do t’u ofrohet një strehë për të jetuar me familjen.
“Si me çadër nuk jemi, por kemi shpresa të na japin një hyrje, vetëm këtë”, thotë një banor. Festat e fundvitit I kanë kaluar në kushte të vështira dhe askush nuk është kujtuar për ta thotë kjo e moshuar
“Asgjë me tonat, strehim nuk duam gjë tjetër”, shprehet e moshuara. Pak më larg zonës ku ndodhen kontenierët në Manëz jeton edhe familja Lasku me 7 anëtarë të cilët pavarësisht kryefamiljarit të sëmurë, askush nuk ka ardhur për t’I parë nga afër
Pranë Manzës ndodhet Kulla, fshat në të cilin tërmeti I 26 nëntorit nxori të pabanueshëm këtë pallat 5-katësh dhe dhjetëra banesa të tjera
Familja Shehu që prej ditës që shtëpia e tyre u shpall e pabanueshme vijojnë të jetojnë në këtë strehë të improvizuar pavarësisht temperaturave të ulëta.