Hetimet e policisë në lidhje me zbardhjen e ekzekutimit të Kastriot Reçit, ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Fillimisht u tha se ishin dy persona me një makinë që qëlluan ndaj Reçit, por prova nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Deri më tani, policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë dhe asnjë provë tjetër në vendin e krimit, të ndodhur vetëm pak metra larg lokalit ‘Mirdita’ në pronësi të viktimës.
Dyshimet janë ngritur se bëhet fjalë për një ekzekutim profesionistësh, ku Kastriot Reçi është qëlluar me snajper.
Dëshmitarët të shumtë kanë thënë se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë, apo krismë, veç kur kanë parë që Reçi është shembur në tokë.
Pista ku po hetohet tani është pikërisht ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.