Një aksident që i ngjan filmave më të realizuar aksion, ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se një mjet tip ‘Touareg’ ka përplasur dy mjete të tjera duke i nxjerrë ato nga rruga.
Siç mund ta shikoni nga pamjet e publikuara nga Harta Digjitale e Aksidenteve, dy makinat kanë përfunduar në arë.
Pas ngjarjes, drejtuesi që shkaktoi aksidentin e frikshëm është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Për fat të mirë, aksidenti ka përfunduar pa viktima por vetëm me dëme të lehta për shoferët e dy mjeteve ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.