Jeta në çadra, në rrezik shëndeti i fëmijëve

E mërkurë, 08 Janar 2020 10:23

Shumë banorë të Laçit, të cilët nuk mund të linin shtëpitë dhe gjënë e gjallë, 2020-ta i gjeti në çadra dhe mes të ftohtit. Për këta banorë netët nuk janë vetëm të gjata, por edhe të pagjuma. Çadrat e ngritura fare pranë shtëpive të pabanueshme nuk e izolojnë të ftohtin, ndërsa brenda tyre nuk ka asnjë mundësi për ngrohëse.

Në këto ditë të acarta janari më e vështirë ka qenë për fëmijët. Pavarësisht përpjekjeve të prindërve, i ftohti është ndjerë edhe nga të vegjlit, veçanërisht gjatë natës.

Banorë të Sanxhakut dhe zonave të tjera të Laçit, kërkojnë zgjidhje nga pushteti vendor, ndërsa për regjistrimin online të gjendjes së tyre pas tërmetit ata thonë se nuk janë në gjendje ta plotësojnë, disa për shkak të moshës e të tjerë për mungesë njohurish.

Në qarkun e Lezhës, i treti më i prekur nga tërmeti, pas Durrësit dhe Tiranës, mijëra banorë janë të pastrehë. Pas dëmtimit të shtëpive, një pjesë u shpërngulën në hotele ndërsa 1700 banorë, kryesisht të Laçit dhe Mamurrasit jetojnë në çadra. Dimri sapo ka nisur, për ta do të jetë edhe më i ftohtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...