Të gjithë shpëtuan falë bunkerëve në bazën e Erbilit në Irakun verior. Personeli nga kontigjenti ushtarak italian në Erbil u mblodh në një zonë të sigurt pas sulmit të raketave iraniane në shenjë hakmarrjeje ndaj Shteteve të Bashkuara. Ushtria italiane u strehua në bunkerë specialë dhe të gjithë janë të padëmtuar. “Ata po vijnë! Ata po vijnë!”. Paralajmërimi ekstrem nga altoparlantët e bazës së Erbilit në Irakun verior sinjalizoi sulmin me raketa dhe të gjithë u strehuan në bunkerët modernë dhe shumë të sigurt të bazës.
Në Erbil ka një pjesë të madhe të afro njëmijë ushtarëve italianë aktualisht të pranishëm në vende të ndryshme në Irak. Ushtria italiane ka rreth 400 njerëz, përfshirë 120 instruktorë. Askush prej tyre ka patur pasoja gjatë sulmit.
Forcat ushtarake italiane janë pjesë e Koalicionit ndërkombëtarë anti ISIS dhe merren me stërvitjen dhe trainimin e forcave ushtarake irakiane.