Shqiptarët nuk i besojnë Ramës/Ja sa para ka mbledhur qeveria si donacione

E mërkurë, 08 Janar 2020 23:04

Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë për tu vënë në ballë të sfidës së rindërtimit pës tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, duket se besimi ndaj saj është minimal.

Dhe treguesi më i mirë për të kuptuar këtë është besimi i qytetarëve për të bërë donacione.

 

Sipas të dhënave të mara në revista Monitor qeveria shqiptare ka arritur të mbledhi deri tani 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro të dhuruar online.

 

Pra kjo shifër, që tregon vullnetin e qytetarëve të thjeshtë për të besuar në transparencën dhe efikasitetin e qeverisë, është katastrofisht e vogël.

 

Natyrisht këtu nuk përfshihen as donacione si ato të Pacollit apo Erdoganit, as shifrat që kanë premtuar oligarkët pranë Ramës, që i përgjigjen në çdo çast kryeministrit, por vetëm kontributet e individëve të thjeshtë dhe të panjohur që në total, deri tani, nuk janë më shumë sesa 6190 vetë që mesatarisht kanë dhuruar 100 euro për person.

Po të krahasosh vlerën me paratë që ka mbedhur Elvis Naçi, qeveria ka mbledhur rreth 10 herë më pak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...