Grabitja e 12 mln lekëve/ ‘Banda e Shijakut’ lihet në burg në Gjirokastër

E Enjte, 09 Janar 2020 11:27

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg anëtarët e të ashtuquajturës ‘Banda e Shijakut’ anëtarët e së cilës dyshohet se janë autorët e grabitjes me dhunë të 12 milionë lekëve pak ditë më parë në fshatin Memaliaj.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga Mirela Ilijopulli e cila fillimisht i ka dhënë fjalën prokurorit Julijan Çafka. Ky i fundit ka paraqitur prova dhe argumente se Erald Allushi 23 vjeç, Fatjon Resuli dhe  Armando Reka të tre nga Shijaku janë autorë të grabitjes me dhunë të Hiqmet Ramadanit në Memaliaj fshat.

Vetë të akuzuarit kanë heshtur momentin e dhënies së provave nga ana e prokurorit Çafka ndërkohë që kishin pranuar që në momentin e parë para oficerëve të Policisë Gjyqësore autoresinë e kësaj ngjarjeje.

Avokatët e te akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar pasi klientët e tyre pranuan autorësinë.

Prokurori i çështjes kërkoi ‘burg pa afat’ për të tre si dhe për Migel Shabanin i shpallur në kërkim. Ky i fundit sipas dëshmive nga të arrestuarit, ka qenë organizatori i grabitjes së 12 milionë lekëve ku i ka orientuar anëtarët e ‘Bandës së Shijakut’.

Gjykatësja në fund ka vendosur masën e arrestit ‘Burg pa afat’ për të tre të rinjtë si dhe për Migel Shabanin që vlerësohet të jetë koka e grabitjes.

Banda e Shijakut dyshohet se ka grabitur edhe banesën e Jani Bashos në Terihat 15 ditë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...