Tentoi të vrasë policin më 2016-ën, arrestohet në Belgjikë vlonjati i dënuar me 14 vite burg

E Enjte, 09 Janar 2020 12:17

Një 45-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte dënuar me 14 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë. Në pranga ka rënë 45-vjeçari Dritan Xhelita, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Me t’u arrestuar nga autoritetet belge, vlonjati është sjellë në Shqipëri dhe i është dorëzuar Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit
Shkëmbimi në kohë i informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj belge, nëpërmjet Interpol Tirana, vuri në pranga, në Belgjikë, 45-vjeçarin nga Vlora, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.
Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...