Policia e Derbyshire në Angli u njoftua për një sherr mes disa personave në rrugën Mansfield në orët e para të mëngjesit.
Ata arritën të arrestojnë tre persona, dy të tjerë u larguan nga skena e ngjarjes.
Në kërkim të dy të tjerëve, oficerët u drejtuan nga qytetarët tek një shtëpi.
Sipas DerbyshireTimes, aty ata bënë zbulimin shokues.
Kanabisi, me një vlerë prej gati gjysmë milionë sterlina, rritej në të tri katet e banesës.
Personat e arrestuar ishin shqiptarë, që kishin hyrë ilegalisht në vend. Ata do të deportohen drejt Shqipërisë.
Detektivja Claudia Musson falenderoi publikun që asisteoi oficerët për të bërë zbulimin.