Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por është arrestuar në flagrancë nga Policia.
Janë sekuestruar nga ana e policisë, një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës
Ja njoftimi i plotë:
Lezhë
Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje".