Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja makabër në Mallakastër, ku Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.
Në dosje e prokurorisë, të siguruar nga “Panorama”, thuhet se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.
Në dëshminë e tij 16-vjeçari Sindi Shehaj ka treguar se kishin shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashah dhe se konflikti kishte nisur për çmimin e lëndës narkotike.
Ai thotë se 52-vjeçarja u përdhunua nga 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku u gjet pas dy ditësh nga policia.
Ndërkohë Zotaj ka pohuar se e njihte 51-vjeçaren, por se nuk kishte lidhje me vrasjen e saj.
“Ne daten 04.01.2020, rreth ores 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thene qe te shkonte ne Gjerbes ta takonte pasi ashtu e kishte punen.Ne keto rrethana eshte nisur me makinen e tij e ka shkuar tek Luisi, ku jane takuar ne afersi te baneses se ketij te fundit.
Ne bisede e siper i ka thene te linte aty makinen e tij e te merrte ate te Ervis Zotaj, pasi do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliaj.Pas kesaj kane shkuar tek banesa e kesaj te fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thene qe te mos hynte brenda pasi kishte pak pune.
Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki.
Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash.
Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina.
Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te.
Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten. Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit.
Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit.Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit.
Rreth ores 03:00, te dates 05.01.2020, kane mbritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kane zbritur nga makina dhe e kane hedhur menjehere ne uje.Pas kesaj jane kthyer ne Gjerbes ku ka marre makinen e tij dhe eshte larguar per ne banesen e vet, ndersa Ervisi e Luisi kane shkuar perseri tek banesa e Drita Saliaj.
Ne monentin e ndarjes ata e kane porositur qe te mos tregonte per gjithça ndodhi.Ne banese ka mbritur rreth ores 04:30, date 05.01.2020, e ate dite nuk ka dale nga shtëpia”, thuhet në dosjen e prokurorisë.