Arrestimet për tërmetin, prokuroria: 31 persona përgjegjës. Mangësitë që gjetëm në dosje

E mërkurë, 15 Janar 2020 14:00

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranë, Elisabeta e Imeraj shoqëruar edhe me kreun e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, zbuluan detaje të operacionit me 31 të arrestuar. Mes të arrestuarëve janë edhe ish-kryetaret e komunave ne Farkë dhe Kashar, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia sie dhe vartësit e tyre. Elisabeta Imeraj është shprehur se prokuroria ka disa drejtime për të identifikuar personat e përfshirë në evidentimin e fakteve nëse drejtuesit apo kontraktorët kanë zbatuar rregullat për ndërtimet, si dhe për lejet e paligjshme të dhëna. Gjithashtu janë hetuar dokumentat e objekteve nëse ka pasur pa rregullësi, ku shkeljet kryesore janë falsifikimet. Imeraj theksoi se kanë hetuar nëse ndërtuesit kanë zbatuar apo jo detajet e projektit. ”Janë evidentuar 25 institucione, 125 pallate dhe 200 banesa të dëmtuara në Qarkun e Tiranës nga tërmeti i 26 nëntorit. Është arritur në konkluzionin se janë evidentuar dhe identifikuar autorët, që u bënë shkak e pasojë për arrestimet e djeshme, numri i të cilëve ka arritur në 31”.

Kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj tha se kanë mbështetur prokurorinë në hetimet e saj. Deri më tani bëhet me dije se janë arrestuar 31 persona. Funksionarët e ish-komunave kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. ”Policia i ekzekutoi urdhrat e ndalimi, pavarësisht se ishin shumë, u angazhuan të gjitha strukturat, dhe dje u ndaluan 29 autorëve, dhe jemi në proces të dy të tjerëve që sapo janë kapur dhe po kryhen veprimet procedurale. Bashkëpunimi me prokurorinë gjatë vitit 2019 ka qenë shumë i mirë me rezultate konkrete”.

Një ndër prokurorët e çështjes, Erjon Imeraj theksoi se funksionarët e komunave kanë dhënë leje ndërtimin në shkelje të plotë të procedurave, ndërsa për një pjesë të mirë të ndërtesave mungojnë procesverbalet që kanë të bëjnë me procesin e ndërtimit të godines, siç është hedhja e betonit apo lidhja e hekurit. Prokurori tha se hetimet do të shtrihen edhe në njësinë administrative Dajt dhe bashkinë e Kamzës. Prokurorët i bënë thirrje qytetarëve që të bëjnë kallëzimet e tyre nëse kanë shtëpi të dëmtuara.

”Mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm. Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë”, thanë prokurorët duke shtuar se këto janë shkeljet që lidhen me ish-funksionarët publikë në komunën e Farkës dhe të Kasharit të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Sa i përket detyrave që i takojnë drejtuesve ligjorë të objekteve, inxhinierëve etj, prokurorët sqaruan mangësitë që kanë gjetur në dokumentacion. “Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objekteve. Ka mangësi edhe në aktet e marrjes në dorëzim të shesheve të ndërtimit, procesverbali i gërmimit, betonimit, të lidhjes së hekurit, të provave për betonin dhe hekurin, certifikatat e cilësisë së punimeve, dhe një sërë aktesh të tjera që janë konstatuar me mangësi. Në disa raste mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative”, thanë prokurorët e çështjet. Akuza e ndërtimit të paligjshëm është ngritur për ata persona që kanë bërë ndërtime shtesë që kanë sjellë dobësimin e strukturës së objekteve. “Ka punime qe kanë dëmtuar kolonën për t’i përshtatur ato për biznese të tjera”.

Prokuroria firmosi 38 urdhër ndalime për ish-zyrtarë vendorë, inspektorë ndërtimi, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues në disa komuna të Tiranës, Farkë, Kashar dhe bashkinë Vorë. Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit. Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e bazamenteve mbajtëse të tyre. Nga hetimet rezulton se 140 objekte nuk kanë dosje projektimi sizmik kur janë ndërtuar. Materialet e ndërtimit sipas prokurorisë nuk janë shoqëruar me certifikatë teknike sipas standardeve. Në dosje thuhet se hetimet pas Farkës, Kasharit e Vorës janë shtrirë edhe në zonën e Freskut dhe në Kamëz.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...