Gjatë natës së sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan.
Burimet bënë me dije se 23-vjeçari Kei Piku, rreth orës 1 pas mesnate është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali. Ai u mor nga patrulla dhe u çua në spital ku u konstatua se është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I riu ka thënë se e qëlloi një person i paidentifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.