Krim i rëndë në Librazhd/ Dhunohet dhe i priten flokët gruas shtatzënë

Premte, 17 Janar 2020 09:48

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga grabitja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.

persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e familjes Gega dhe kanë dhunuar familjarët. Mësohet se pre e dhunës ka rënë e zonja e shtëpisë, Jetmira Gega, e cila është edhe shtatzënë.

Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e saj në momentin që maskat kanë mësyrë brenda. Burimet bëjnë me dije se personat e maskuar kanë dhunuar dhe i kanë prerë flokët Jetmira Gegës. Bashkëshorti i saj nuk ishte në banesë në momentin e ngjarjes, pasi punon roje në një HEC.

Jetmira Gega fillimisht ka njoftuar kryeplakun e fshatit për ngjarjen, ndërsa në banesë janë paraqitur edhe forcat e policisë.

Gega është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i është marrë edhe dëshmia. “Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...