Një tërmet me magnitudë 4.9 të Shkallës Rihter ka rënë në ishullin Zakynthos të Greqisë duke u ndier dhe në zonat përreth.
Raportohet se nuk ka dëme në njerëz apo në banesa ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Jon pikërisht afër Zakynthos dhe gadishullit të Peloponezit. Prej fillimit të 2020 Greqia është përfshirë nga një sërë tërmetesh por ky është më i madhi.