Nesër në orën 10.00 Gjykata e Tiranës do të japë masat e sigurisë për 31 personat e ndaluar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.
Prokuroria e kryeqytetit i ka kërkuar gjykatës që 13 nga të ndaluarit të lihen në “arrest me burg”. Dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës lëshoi 42 urdhër-ndalime, për zyrtarë e ish-zyrtarë, që cilësohen fajtorë për dëmet nga tërmeti.
Të arrestuarit për ndërtimet në Vorë, Kashar dhe në Farkë.
Në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur 31 persona, ndaj të cilëve është mbajtur një seancë maratonë.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg edhe për dy ish-kryetarët e komunave Kashar dhe Farkë, Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku.
Gjykatësja Vjollca Spahiu vendosi të shtyjë çështjen, pasi avokatët kanë pretenduar se disa klientë të tyre kanë probleme shëndetësore apo kanë të tjera arsye. Të gjithë avokatët kanë thënë se duan që klientët e tyre të hetohen në gjendje të lirë.
TË NDALUAR
1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Anila Harxhi, arkitekte
5. Merita Kushi
6. Bukurije Halili
7. Asqeri Xhanari
8. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
9. Gerti Çalliku
10. Jani Ikonomi
11. Qirjako Gjergo
12. Sherbet Shehi
13. Naim Shehi
14. Ermir Çina
15. Adhurim Qehajaj
16. Gëzim Shkalla
17. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
18. Xhevahir Doda
19. Reis Muça
20. Hekri Disha
21. Agim Eski
22. Faik Fejzo
23. Zhaneta Tagani
24. Muhamed Felahi
25. Ndoc Pepkola
26. Hekri Disho
27. Fejzo Dyrmishi (ndërtues)