Lirim të fortësh dhe shfryrje dosjesh/ Ç'ndodhi me hetimet për 3.4 mln euro

Saturday, 18 Janar 2020 10:06

Drejtësia shqiptare po ‘dhuron’ ditët e fundit disa vendime që kanë tronditur opinionin publik. Kjo për shkak se po lirohen persona të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë për publikun. Jo vetëm kaq, por edhe dosjet e bujshme po ‘shfryhen’.

Kështu ka ndodhur edhe me dosjen e “Toyota Auris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit. Ajo u “dorëzua” nga ish-Krimet e Rënda në Prokurorinë e Tiranës, për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”, ndërsa Gjykata e Tiranës ndryshoi dje masën e sigurisë për 4 të arrestuarit, duke i lënë ata në masën “Detyrim paraqitjeje”.

Ndonëse sekuestrimi i eurove u bë në Portin e Durrësit, hetimet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, kjo pasi në këtë prokurori, Policia e Shtetit ka bërë më herët një kallëzim për këta shtetas, me dyshimin për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe janë bashkuar procedimet. Ndërkohë, masa e sigurisë ndryshoi, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit, duke bërë që dje të pranohet kërkesa e avokatëve.

Sekuestrimi i eurove në makinën “Toyota Auris” ishte një nga dosjet më të bujshme të vitit 2018, ndërsa u ngritën akuza për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të parave”, pas më shumë se një vit, tashmë ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kohën e “shkrirjes”, e ka dërguar për kompetencë në prokurorinë e rrethit, duke e “shfryrë”.

Ish-Krimet e Rënda deklaruan në atë kohë edhe mbylljen e hetimeve për këtë dosje, duke i kërkuar Gjykatës marrjen të pandehur të të 4 të akuzuarve për akuzat e ngritura, ndërsa dosja u kthye për përkthimin e një letër-porosie.

Së bashku me Edi Likën, Klevi Likën, Alban Mollaymerin dhe Agim Çekën, në këtë dosje u hetuan edhe dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, për të cilët u dhanë dhe masa sigurimi në mungesë.

Kushërinjtë Vladi u konsideruan si drejtues të skemës së futjes së eurove. “Elvis Vladi ka dalë nga Shqipëria më 19.04.2018 dhe ka shkuar në Belgjikë. Ai është marrë me organizimin e gjetjes së mjeteve për transportin e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale dhe pasi është siguruar që ato po transportoheshin, ka ardhur në Shqipëri me avion në datë 20 qershor 2018, pikërisht për të bërë pritjen e parave të pista.

Nga ana tjetër, Edi Lika dhe Klevi Cani kanë marrë përsipër pjesën e transportit të parave. Alfred Vladi kishte detyrë të bënte pritjen e mjeteve në Portin e Durrësit, ndërsa Alban Mollaymeri do bënte zhdoganimin e tyre”,sqarohej ndër të tjera në dosje. Në dëshmitë e të arrestuarve, të cilat janë bërë dhe pjesë e hetimeve, mësohet se ata janë shprehur se kanë servis makinash dhe se janë kontaktuar nga Alfred Vladi për blerjen e makinave “Toyota”, por ata nuk kanë pasur dijeni për shumën e eurove të gjetura”, pretendonte Prokuroria gjatë hetimeve paraprake.

Hetime për 3.4 milionë eurot janë duke u kryer edhe nga Prokuroria në Belgjikë. Sipas letërporosisë të dërguar muaj më parë, autoritet belge kërkuan dëshminë e kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Kujtojmë se Lulzim Basha në një nga seancat plenare në Kuvend, në qershor të 2018-ës, dy ditë para kapjes së eurove, bëri të ditur se ishin kapur dhe akuzoi qeverinë si garantore të futjes së kësaj shume në mënyrë ilegale në Shqipëri.

Ndërkohë, nga letërporosia e autoriteteve belge, mësohet se ata kanë nën hetim 12 persona, të cilët janë: Elvis Vladi, Alfred Vladi, Edi Lika, Klejdi Cani, Alban Mollaymerit, Agim Ceka, Albana Vladi, Imam Imami, Alban Imami, Arianit Nimani, Drita Sopi dhe Dritan Hakaj.

 © SYRI.net
Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 10:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...