Për ta, udhëtimi mbaroi në burgun e Leçes në Italinë fqinje… Pikërisht pas hekurave përfunduar dy shqiptarët e arrestuar nga “Guardia di Finanza” natën e 25 Prillit 2019, pas një ndjekje në ujërat e Santa Maria di Leuca.
Gomonia, rreth dhjetë metra e gjatë e pajisur me dy motorë të fuqishëm, e nisur nga Ballkani, mbante gati një e gjysmë ton marijuanë (për të qenë të saktë, 455 kilogramë) shpërndarë në 71 paketimet, nga e cila mund të përgatiteshin më shumë se tre milion e 300 doza që do të kishin gjeneruar rreth 15 milion euro.
Për këtë çështje, shqiptarët Marjus Meta, 38 vjeç nga Vlora dhe Albert Zekolli, 36 vjeç nga Korça, u dënuan nga Gjykata e Leçes, raportojnë mediat italiane. Secili me katër vjet e dy muaj burg, plus një gjobë prej 18 mijë eurosh, në një proces që u zhvillua me gjykim të shkurtuar, para gjyqtarit Giovanni Gallo. Pak më të larta, dënimet e kërkuara nga prokurori publik Paola Guglielmi: pesë vjet dhe 18 mijë euro gjobë për secilin. Të pandehurit mbroheshin nga avokatët Francesca Conte, Denise Berio dhe Alessandro Costantini Dal Sant.
Në raportimet e më mëparshme, mediat italiane kanë zbardhur detaje rreth aksionit që çoi në pranga dy skafistët shqiptarët dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.
Natën e 25 Prillit, njësitë detare të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Barit, pranë Santa Maria di Leuca, identifikuan një gomone të fuqishme, në dukje me ngarkesë, e cila, nga ujërat ndërkombëtare, po drejtohej me shpejtësi drejt brigjeve italiane. Duke injoruar thirrjen për ndalim nga autoritet italiane, gomonia tentoi të largohej, ndërkohë që skafistët hodhën në det një pjesë të ngarkesës. Pas një ndjekje, autoritet italiane ndaluan gomonen dhe vunë në ranga për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dy skafistët shqiptarë.