Një zjarr ka rënë në mesnatë në studiot e televizionit lokal të Kukësit.
Siç shkruhet në faqen e televizionit ‘KukësTv’, zjarri ka rënë në orën 00:30 minuta të ditës së sotme.
‘Sot rreth orës 00:30 në ambientet e KUKËS TV ka rënë zjarr duke ndërprerë transmetimin e programeve televizive’, thuhet në faqen e Facebook të televizionit.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa dëmet duket se janë të shumta.