Lideri i Lega Nord në Itali, Matteo Salvini ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një mitingu në Emiglia Romana.
Politikani i djathtë është shprehur ndër të tjera se, shqiptarët që janë me dokumenta të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.
Deklarata e kreut të opozitës italiane erdhi teksa gjatë mitingut të tij po valëvitej edhe një flamur shqiptar.
“Shikoni sa bukur, krahasa flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Shqiptarët që janë me dokumenta të rregullta në Itali janë vëllezërit dhe motrat e mi", u shpreh Matteo Salvini.
Mësohet se flamuri shqiptar ishte ngritur nga disa të rinj Partisë Demokristane të Nard Ndokës.