Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Rrogozhinë. Sipas informacioneve mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Makina ka dalë nga rruga në autostradë në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, dhe si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, shtetasi O.L. Më tej shtohet se shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar.
“Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit“, njofton Policia.