Krimi që trondi Gjirokastrën, ja çfarë kërkon prokuroria për vrasësin emuzikantin dhe mësueses

E mërkurë, 22 Janar 2020 10:32

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg pëtjetë për Apostol Kostën, i cili vrau në vitin 2017 dy të afërmit e tij për një mur, Aleko dhe Afërdita Kosta.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për prishjen e një muri, ku më pas Kosta mori armën e zjarrit dhe qëlloi mbi çiftin, ndërkohë që në vendngjarje u gjetën dhe dy granata.

Ka qenë prokurori Emëror Kasaj, ai që ka lexuar pretencën pëqr të pandehurin Kosta, duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm, për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”

Si ndodhi ngjarja:

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Tetor të 2017-tës në lagjen “Palorto” të qytetit për konflikte pronësie me kushëririn e tyre. Apostol Kosta 70 vjeç,  pasi beri krimin qëlloi edhe veten, duke u plagosur. Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushërit të parë janë shkaku i ngjarjes. 

Gjykata kishte vendosur që 70 vjecari të prishte shkallën që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri, vendim me të cilin nuk kishte rënë dakord i moshuari.

Kujtojmë se Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një cift i njohur në qytetin e Gjirokastrës, pasi burri i familjes shte një muzikant i njohur ndërsa ajo mësuese mjaft e respektuar në zonë. 

 
Login to post comments