Shok me 28-vjeçarin, bashkë në emigrim, ja kush është i dyshuari për vrasjen tek ‘Astiri’. Familjarët e tij…

E mërkurë, 22 Janar 2020 11:14

Detaje të reja nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e “Astirit” në Tiranë, mbrëmjen e 20 janarit. Mësohet se autori i dyshuar, të cilit policia i është vënë pas është N. Dishi nga Dibra e banues në Sukth. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Dishi ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Po kështu gazetarja Bezat duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor bëri me dije se familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe N. Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.

Policia po vijon kontrollet për kapjen e tij dhe po kështu po analizohen qelizat telefonike për të vërtetuar praninë e të dyshuarit në zonën ku ndodhi krimi si edhe lëvizjet e tij.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Janar 2020 11:20
Login to post comments