Me pankarta ne duar, me thirrje pakenaqesie per mosplotesimin e kushteve te parashtruara qe ne protesten e madhe te nje viti me pare, studentët në kryeqytet i jane drejtuar serish shesheve.
Pas thirrjeve te organizates Rezistenca Rinore per Revolte studentore me 22 Janar ora 11:00 tek Korpusi Universitar, studentet e Fakultetit të Histori Filololgjise kane filluar bojkotin e mesimit ne te gjitha klasat.
Mbi 500 studente te revoltuar po brohorasin kunder mashtrimit me paktin per universitetin. Ata deklarojne se kete radhe nuk terhiqen dhe u bejne thirrje studentev ete tjere per bashkim.
“Raketat e Iranit rrenuan konviktet”, apo “Nese s’ka guxim rinia, vaj me det Shqiperia”, jane vetem dy nga parullat qe studentet mbajne neper duar.
Nje nga protestuesit thote se jane ne proteste, pasi “Asnjë pike e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull”.
Sipas saj, “disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë”.