Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dy persona janë gjetur të vdekur nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar për gazeten Express, Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“ Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua.