Një grup studentësh kanë bojkutuar mësimin dhe i janë rikthyer protestave, 1 vit e 1 muaj nga protesta madhështore e dhjetorit 2018. Ata shprehen se “pakti për universitetin” i miratuar nga qeveria nuk u zbatua. “Sot jemi sërish në pikën zero”, tha një prej studentëve protestues.
“Familja ime nuk ka mundësi të paguajë luksin e rektorëve. Unë s’kam lek tepër t’i paguaj qeverisë”, tha një tjetër student.
Dëgjohen thirrjet e shpeshta: “studentët e bashkuar kanë për të fituar!” “Nuk e duam Shipërinë si e Europa, e duam Shqipërinë si Kosova”.
studentët theksojnë se pakti për universitetin është fantazmë sepse asgjë nuk është realizluar. Ata u mblodhën sot për të kërkuar kushte më të mira në konvikte. Ata thonë se nuk është përgjysmuar tarifa e studimit, siç ishte premtuar. Po kështu shprehen se karta e studentit nuk ofron shërbimet bazike, si transporti publik.
Në këtë protestë marrin pjesë studentë të Universitetit të Tiranës, kryesisht nga fakulteti i Histori-Filologjisë, fakultetit të Drejtësisë; fakultetit të Shkencave Sociale.