Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në ambientet e një lokali. Fakti tashmë është i pamohueshëm.
Disa foto janë publikuar mëngjesin e sotëm, ndërsa para pak minutash ABC News publikoi videon.
Gazetari Artan Hoxha, i cili ka siguruar edhe pamjet filmike, tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.
“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Wshtë një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë", tha ndër të tjera gazetari.
Ja pamjet: