Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje, pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë që drejtohej po nga një shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Sindos të Selanikut perëndimor rreth orës 20:30 të së mërkurës në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.
Makina me të cilën u përplas 40-vjeçari me motoçikletë drejtohej nga një 21-vjeçar.
Autoritetet helene po hetojnë në lidhje me shkaqet e aksidentit.