Një bandë grabitësish shqiptarë, 3 anëtarët e të cilës u arrestuan në muajin dhjetor nga hetimet rezultojnë se janë autorë të vjedhjes së 20 banesave në Trento, Rovereto, Arco dhe Riva del Garda.
Hetuesit gjithashtu arritën të rikuperojnë një pjesë të sendeve të vjedhura (rrathë, gjerdan, unaza dhe vathë) që i mbanin pikërisht në banesën e tyre në Trento.
Sipas mediave italiane, banda u godit në 23 dhjetor të vitit të kaluar në një apartament pas vëzhgimit disa ditor të policisë. Të arrestuarit janë dy burra dhe një grua, përkatësisht të moshës 28, 31 dhe 26 vjeç me kombësi shqiptare dhe me banim në Milano dhe Trento.
Brenda apartamentit të marrë me qira, policia gjeti bizhuteri ari me një total prej 1 kg. Ndërsa iu gjetën edhe 1 mijë euro dhe 7000 franga zviderane.
U zbulua gjithashtu se pronari që dha me qira apartamentin për 3 shqiptarët nuk ishte në dijeni të veprimtarisë së tyre kriminale.