Një aksident tragjik ka ndodhur midis 2 shqiptarëve. Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje, pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë që drejtohej nga një shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Sindos të Selanikut në kryqëzimin e Papagou. Makina drejtohej nga 21-vjeçarja me të cilën u përplas 40-vjeçari me motoçikletë.
Policia dhe ambulamca helene kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por për 40-vjeçarin ishte tepër vonë pasi u gjet pa shenja jete. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa emrat e shqiptarëve nuk janë bërë ende me dije.