Një ditë pas publikimit të videos së një personi duke pirë kokainë, ku thuhet se është kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ky i fundit ka dhënë deklarimet e tij për rreth një orë në SPAK.
Pas daljes nga prokuroria, Alla nuk komentoi për mediat, ndërsa the vetëm se e ka në dorë drejtësia. ” E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.
Ndërsa avokati i tij, Petrit Ismaili, u shpreh se video është montazh dhe se video nuk duket qartë.
Çfarë tha zoti Alla në deklarim?
Avokati: Nuk dha asnjë deklarim.
Çfarë pritet të ndodhi?
Avokati: Pritet të zbardhet. Absolutisht nuk e pranon, por që do sqarohemi.
I qëndron zoti Alla deklarimeve të tij sa i takon videos si videomontazh?
Avokati: Në atë moztazh video nuk duket qartë, kështu nuk kemi fare çfarë të deklarojmë.
Duhet të japi dorëheqjen për postin e tij?
Alla: Nuk ka lidhje. Prokuroria po heton.