Një shqiptar me pasaportë franceze, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Francë, është arrestuar në Tiranë.
Bëhet fjalë për 27 vjeçari, Tedi Qirjako i cili u kap në banesën e tij me qira, në rrugën e ‘Barrikadave’ në kryeqytet.
Gjykata e Nantës në Francë, në tetor të vitit të kaluar kishte caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprat penale ‘Vrasje’, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’
Sipas ligjit në Francë, nëse shpallet fajtor për këto vepra, Qirjako mund të dënohet deri në ‘Burgim të përjetshëm’.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 27 vjeçari i arrestuar në Tiranë dyshohet se ka vrarë me pistoletë një person në Nantë.
Më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumente të rregullta para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.