Nje shqiptar eshte paditur nga gruaja e tij, per dhune, keqtrajtime, kanosje dhe ngacmim seksual edhe ndaj vajzes se tyre ne moshe minore.
Mediat italiane bejne me dije se gruaja pas nje ferri te gjate te perjetuar gjeti guximin te ndahej nga bashkeshorti 57-vjecar, shqiptar, aktualisht i papune
Ajo ka ngritur padi ndaj tij dhe ne perfundim te hetimeve, ndaj tij eshte ngritur akuza e abuzimit dhe dhunes seksuale ne familje.
Sipas hetimeve, burri “kryente sjellje të përsëritura ngacmuese, të dhunshme dhe agresive ndaj gruas së tij, fyerje, kërcënime, ngacmime, sulme verbale, duke i shkaktuar asaj vuajtje fizike dhe morale”.
Këto sjellje të dhunshme kanë qenë më të shpeshta kohët e fundit, në veçanti pas kërkesës për ndarje nga ana e gruas.
Gjatë rindërtimit të fakteve doli ne pah edhe nje fakt skandaloz. Gruaja denoncoi edhe episodet e ngacmimit seksual të kryera nga burri i saj kundër vajzës në moshe te mitur.
Por ajo ka thene se kishte shume frike te denonconte me pare, pasi i trembej hakmarrjes nga bashkëshorti i saj.