Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të ndihmuar një fëmijë i cili kishte mbetur i bllokuar dhe vetëm në apartament.
Fqinjët kanë alarmauar policinë dhe zjarrfikësen e Gjirokastrës për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Ngjarja është shënuar në lagjen Granica të Gjirokastrës. Kanë qenë komshinjtë e pallatit që kanë lajmëruar zjarrfikësit për ti ardhur në ndihmë 4 vjeçarit të vetëm në banesë.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa mësohet se fëmija ka dalë nga banesa pasi forcat e zjarrëfikëses janë futur në banesë duke bërë të mundur shmangein e ndonjë incidenti që mund të ndodhte.