Organizata ndërkombëtare 'Transparency International' publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.
Lidhur me këtë publikim reagon edhe ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.
"Sipas Transparency International, Shqipëria renditet e 106 në perceptimin për korrupsionin, duke humbur 23 vende krahasuar me 2016, e 5 vende pas Kosovës.
Kombet e Bashkuara në publikimin “Our World in Data” e vendosim Shqipërinë në vendin e 3 për përdorimin e kokainës dhe në vendin e 15 për përdorimin e lëndëve narkotike në përgjithësi.
...Ndërkohë, Edi Rama çfarë nuk nxjerr nga goja për Kryeministrin e Kosovës. Mirë e bën, me të dhënat më sipër tregon se i ka realizuar objektivat kombëtar, tani është koha ti jap eksperiencë Kosovës e gjithë rajonit.
Rroftë Lideri ynë Global", shkruan Mehmetaj.